Humbje katastrofale e Maqedonisë U17 nga Gjeorgja

Përfaqësuesja e Maqedonisë U17 e ka mbyllur aventurën debutuese në fazën elite të kualifikueseve të UEFA-së për Kampionatin Evropian në mënyrë katastrofale duke u mposhtur në ndeshjen e fundit nga Gjeorgjia me rezultat 6:1.

Përfaqësuesja e Gjeorgjisë për vetëm 12 minuta shënoi 3 gola, ndërsa deri në fund shënoi edhe 3 tjerë me shumë lehtësi. Golin e nderit për Maqedoninë e realizoi Toshevski në minutën 81.

Faza elite për U17 mbyllet me Irlandën në vendin e parë në grupin e tretë, që pas vetes le Gjeorgjinë, Polonin dhe Maqedoninën që përfundon e fundit në tabelë.

Leave a Reply