Basketboll, KB Shkupi mposhtet nga Kozhufi

Klubi i basketbollit Shkupi nuk i zgjati shumë euforia e triumfit në fundjavë, pasi u mposht nga Kozhufi me rezultat 101:82 në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 22-të në Superligën e basketbollit të Maqedonisë.

Skuadra nga Gjevgjelia dominoi në tri periodat e para, ndërsa KB Shkupi arriti të fitojë vetëm në periodën e fundit me shifra 24:26. Më i miri në radhët e skuadrës nga Çairi ishte Rid, i cili e mbylli ndeshjen me 23 pikë, ndërsa Adekobe realizoi edhe 17 tjera. Te ekipi fitues shkëlqeu Nacevski me 22 pikë.

Në ndeshjet tjera të kësaj xhiroje, Strumica-Rabotniçki 77:103, Feni Industri-Blakotehna 75:68, MZT Skopje-Pelisteri 97:64 dhe Kumanova-Gostivari 85:70. /InfOSport.mk

Leave a Reply