Morati: Nuk kam ndërmend të kthehem te Interi!

Valter Sabatini nuk është më përfaqësuesi i aspektit teknik të Suning dhe pas dorëheqjes ka përshëndetur Inter. Një “divorc” që sipas ish-pronarit të Inter, Massimo Moratti, do të krijojë probleme te skuadra zikaltër: “Suning do të ketë forcën për të vazhduar përpara me projektin, por Inter është më i varfër pas largimit të Sabatini. Unë jam një tifoz i Inter dhe mendoj se duhet të vazhdojmë të jemi të qetë.” Nuk do të ketë asnjë rikthim në klub: “Në këtë moment nuk mendoj të kthehem te Inter sepse aksionarët aktual janë të fortë.”

“Lamtumira” e Capello dhe Sabatini nga kolosi kinez ka ngjallur shqetësim mes tifozëve zikaltër, por Moratti ka dashur të rikthejë qetësinë: “Edhe unë jam tifoz i flaktë i Inter, por mund të jemi të qetë. Largimet e drejtuesve janë gjëra që ndodhin në klube. Padyshim që më vjen keq, por pronarët janë forcën dhe paràtë e duhura për të qenë të suksesshëm. Mendoj se edhe ai që do të vijë si drejtor i ri do të bëj një punë të mirë.”

Leave a Reply