Ibrahimoviç pritet si hero nga tifozët e LA Galaksi

Sulmuesi i njohur suedez, Zlatan Ibrahimoviç  gjatë ditës së sotme ka zbarkuar në Los Anxheles, ku është pritur me entuziazëm nga qindra tifozë të LA Galaksi.

Ish sulmuesi i Juves, Milanit, Interit, Barcelonës, PSZH-së dhe së fundmi Mançester Junajtedit, para se të shoqërohej nga agjentët privatë, u ndal të përshëndeste turmën, që i kërkoi të firmoste asutografe dhe bënin foto.

Pas disa minutash Ibra iu drejtua hotelit ku do të qëndrojë për disa kohë i akomoduar, para se të nisë stërvitjen me ekipin e ri dhe të prezantohet para gazetarëve si futbollisti më i ri i Los Anxheles Galaksi.

Leave a Reply