Shkëndija avanson ndaj Renovës falë super golit të Besart Ibraimit (VIDEO)

Është zhbllokuar rezultati në ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales së Kupës së Maqedonisë midis Renovës dhe Shkëndijës, njofton “infOSport.mk”. Pas pjesës së parë pa gola, vetëm pas tre minutave jo të plota në pjesën e dytë, Besart Ibraimi me një super gol të shënuar nga gjuajtja e lirë kaloi në epërsi Shkëndijën.

Besart Ibraimi shenon ndaj Renoves

SUPER GOLI I BESART IBRAIMIT NDAJ RENOVESNdeshja e kthimit e 1/2 se finales se Kupes se MaqedoniseRENOVA – SHKENDIJA 0:1 (B. Ibraimi 48')

Публикувахте от infosport.mk в 11 април 2018 г.

Rikujtojmë ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave, kur Shkëndija figuronte si nikoqir ishte mbyllur me rezultatin e barabartë 1:1. Mbetet të shihet nëse do të përsëritet një rezultat i tillë dhe nëse do shohim vazhdime, apo ndoshta Shkëndija do të ruajë këtë epërsi, të cilën e arriti me shumë meritë bazuar në atë që skuadrat treguan në fushën e blertë gjatë 45 minutave të para.

Leave a Reply