Arsenali i Mustafit dhe Xhakes, kualifikohet në gjysmëfinale të Liga Evropës (VIDEO)

Skuadra e Arsenalit ka arritur të kualifikohet në gjysmëfinale të Liga Evropës, pasi nga kjo garë eliminoi CSKA-në e Moskës me shifra të përgjithshme 6:3. Ndeshja e kthimit e zhvilluar sonte në Moskë u mbyll me barazim 2:2, ndërsa skuadra ku luajnë edhe dy shqiptarët Shkodran Mustafi e Granit Xhaka vazhdojnë më tej falë fitores së thellë 4:1 të shënuar një javë më parë në Angli.

Sa i përket ndeshjes së kthimit, CSKA shkoi fillimisht në avantazh me dy golat e Çalov në minutën e 39-të dhe Nabakin në të 50-tën, ndërsa anglezët barazuan me Vellbek që shënoi në të 75-tën si dhe Remzi që gjeti rrjetën në minutën e fundit./InfOSport.mk

Leave a Reply