Riberi do të rinovojë kontratën me Bayernin e Mynihut

Futbollisti francez, Frank Riberi do të vazhdojë të mbetet edhe për një sezon tjetër në kampin e Bayernit të Mynihut. Ky lajm bëhet i ditur nga prestigjiozja gjermane, “Kiker” e cila thekson se 35 vjeçari dhe klubi bavarez kanë rënë dakord për rinovimin e kontratës edhe për një vit tjetër.

Sipas gjermanes të gjitha detajes e kontratës së re janë finalizuar, vetëm mbetet zyrtarizimi i marrëveshjes së re, që do të zgjatë deri më 30 qershor të vitit 2019-të. Riberi te Bayerni erdhi në vitin 2007 nga Marseja. Francezi me aktivizimin e tij përballë Seviljes në Ligën e Kampionëve, arriti në shifrën e 382 ndeshjeve me “bavarezët”, ndërsa deri më tani ka shënuar edhe plotë 117 gola.

Leave a Reply