Lipi: 90% e sigurtë, Mançini do të jetë trajneri i Italisë

Kanë mbetur vetëm pak ditë nga mbyllja e ‘ankandit’ për përzgjedhjen e trajnerit të ri të kombëtares italiane dhe tifozët po presin me ankth emrin e ri, që do të drejtojë axurrët drejt suksesit. Vetë presidenti i CONi-t, (Komitetit Olimpik Italian) ka thënë se tani është koha për të studiuar alternativat dhe për të bërë zgjedhjen finale, duke paralajmëruar se nuk priten emra surprizë në listën e kandidatëve.

Por ish trajneri i Italisë në vitin 2006, kur kjo e fundit fitoi titullin Kampion Bote në Gjermani, Marcelo Lippi tha në një studio sportive se do të jetë Roberto Mancini trajneri i ri i të kaltërve.

“Në bazë të informacioneve, por edhe të analizës së situatës që kam bërë, besoj se me 90% do të jetë Roberto Mancini në krye të Italisë. Ai është një emër që bashkon opinionin sportiv, mund të lirohet në fund të sezonit nga skuadra e tij dhe mbi të gjitha, e ka pranuar publikisht se është i gatshëm t’i thotë ‘Po!’ Italisë”, deklaroi Lippi.

Në listë për stolin e kombëtares italiane, krahas Mancinit, janë edhe Di Biagio, Ancelotti, Conte dhe Allegri, por 3 të fundit kanë shprehur rezerva mbi pranimin e ofertës.

Leave a Reply