Shqiptari Seferi kanditati favorit për tu përballur me Tajson Fjurin

Ish-kampioni i botës në peshat e rënda, britaniku Tyson Fury do të rikthehet në ring më datën 9 qershor (në Manchester), por ende nuk ka deklaruar se cili do të jetë rivali i tij. Mediat britanike kanë bërë me dije sot se 3 janë kandidatët e mundshëm dhe mes tyre është edhe një boksier shqiptar, Sefer Seferi. Ai është në garë për t’u ngjitur në ring në një përballje ndaj Fury se bashku me John Murray dhe Shannon Briggs.

Fury nuk duelon që prej nëntorit të vitit 2015, kur mori titujt kampionë bote në peshat e rënda në kategoritë ËBA, IBF, IBO, ËBO dhe Ring Magazine ndaj Ëladimir Klitschko. Pasi u anullua dy herë revanshi ndaj ukrainasit, boksieri britanik doli pozitiv me kokainë, u pezullua dhe iu hoqën titujt kampionë bote.

Trajneri i Fury, Ben Davison, duke folur për rivalin e ardhshëm të britanikut thotë: “Do të jetë një boksier i mirë. Se cili do të jetë ai, ne ende nuk e dimë, po e kërkojmë. Ne do të përzgjedhim dikë që është në gjendje të duelojë ndaj Tyson. Ne kemi disa ide. na duhet një boksier që i përshtatet tipit të boksimit të Fury”.

Por, orët e fundit, “Sky bet” mendon se boksieri favorit për t’u përballur me ish-kampionin e botës është pikërisht shqiptri nga Maqedonia, Sefer Seferi, një boksier që duelon në peshën “cruiserëeight” , që ka dueluar vetëm një herë në peshën e rëndë. Seferi ka dueluar ndaj Manuel Charr në vitin 2016 në peshën e rfëndë dhe është mundur për titullin e kategorisë ËBA Regular.

Leave a Reply