Akademia Pandev me lule i uron titullin e kampionit Shkëndijës (VIDEO)

Në këto momente në stadiumin “Kukush” në Turnovë startoi ndeshja e javës së 30-të midis Akademia Pandevit dhe Shkëndijës, njofton “infOSport.mk”.

Para fillimit të ndeshjes nga tabori i Akademia Pandev i uruan Shkëndijës për titullin e kampionit. Me këtë rast kapiteni Zoran Baldovaliev me lule mirëpriti kapitenin e Shkëndijës, Ardian Cuculi.

AKADEMIA PANDEV ME LULE MIRËPRET KAMPIONËT E RI TË MAQEDONISË, SHKËNDIJËN

AKADEMIA PANDEV ME LULE MIRËPRET KAMPIONËT E RI TË MAQEDONISË, SHKËNDIJËN

Публикувахте от infosport.mk в 25 април 2018 г.

Një urim special për Shkëndijën për titullin kampion kishte ardhur edhe nga ekipi udhëheqës i restorantit Gardenia në Veles, aty ku ekspedita “kuq e zi” ishte ulur dhe kishte ngrënë mëngjesin para udhëtimit për në Strumicë, ku në këto momente po zhvillohet ndeshja midis Akademia Pandev  dhe Shkëndijës.

 

Leave a Reply