Shkëndija shkëlqen, Shkupi dhe Renova dominojnë por nuk shënojnë (VIDEO)

Janë mbyllur 45 minutat e para në ndeshjet e javës së 30-të, ku Shkëndija në stilin e kampionit po zhvillon ndeshjen e saj në transfertën ndaj Akademia Pandev, njofton “infOSport.mk”.

Brenda vetëm tre minutave Shkëndija shënoi dy gola në rrjetën e vendasve, ndërsa shumë pak mungonte që të shënonte edhe golin e tretë përmes Zhunior, kur traverza ndali gëzimin e brazilianit.

GOLI I ZHUNIOR NDAJ A. PANDEV

GOLI I ZHUNIOR NDAJ A. PANDEV A. PANDEV – SHKËNDIJA 0:1(S. Zhunior 16')

Публикувахте от infosport.mk в 25 април 2018 г.

Megjithatë ishte pikërisht Stenio Zhunior ai i cili shënoi golin e parë për Shkëndijën në këtë përballje, kur mjaft mirë u gjind në zonën kundërshtare pas harkimit të Besart Ibraimit në shtyllën e dytë, kur nga afërsia me kokë mposhti portierin vendas, Istatov.

SUPER GOLI I BESART IBRAIMIT NDAJ A. PANDEV

SUPER GOLI I BESART IBRAIMIT NDAJ A. PANDEV A. PANDEV – SHKËNDIJA 0:2(B. Ibraimi 19')

Публикувахте от infosport.mk в 25 април 2018 г.

E gjithë kjo ndodhi në minutën e 16-të, teksa vetëm tre minuta më pas  Besart Ibraimi lëshoi një predhë të vërtetë e cila përfundoi edhe për herë të dytë në rrjetën e vendasve.

SHKUPI EDHE PERKUNDER DOMINIMIT TE PLOTE PJESEN E PARË E MBYLLI ME REZULTATIN E FILLIMIT NDAJ POBEDËS

SHKUPI EDHE PERKUNDER DOMINIMIT TE PLOTE PJESEN E PARË E MBYLLI ME REZULTATIN E FILLIMIT NDAJ POBEDËS

Публикувахте от infosport.mk в 25 април 2018 г.

Për dallim nga Shkëndija që shfrytëzoi dy nga rastet e saj, Shkupi edhe përkundër dominimit të plotë gjatë pjesës së parë, në fund mbeti pa shënuar në rrjetën e Pobedës, ndërsa me rezultatin e fillimit u mbyll edhe ndeshja në Tetovë midis Renovës dhe Skopjes.

PELISTERI AVANSOI NDAJ SILEKSIT

PELISTERI – SILEKSI 1-0(B. Manevski 16')

Публикувахте от infosport.mk в 25 април 2018 г.

Ndërkohë në Manastir Pelisteri dhe Sileksi 45 minutat e para i mbyllën me nga një gol të shënuar. Fillimisht Manevski kaloi në epërsi Pelisterin, teksa për barazimin e rezultatit mendoi Antonio Bujçevski me golin e realizuar në minutën e 30-të.

SILEKSI BARAZON REUZLTATIN NDAJ PELISTERIT

SILEKSI BARAZON REUZLTATIN NDAJ PELISTERIT PELISTERI – SILEKSI 1:1(A. Bujçevski 30')

Публикувахте от infosport.mk в 25 април 2018 г.

Në ndeshjen e parë të javës së 30-të, Vardari si vendas u mund nga Rabotniçki me rezultatin minimal 0:1, ku golin e vetëm për “romantikët” e realizoi Viktor Angellov në minutën e 56-të.

ANGELLOV, SUPER GOL NDAJ VARDARIT

ANGELLOV, SUPER GOL NDAJ VARDARIT VARDARI – RABOTNIKI 0:1(V. Angellov 56')

Публикувахте от infosport.mk в 25 април 2018 г.

Leave a Reply