Shkëndija vetëm barazim ndaj Akademia Pandev (VIDEO)

Shkëndija ka barazuar 2:2 në transfertën kundër Akademia Pandev, njofton “infOSport.mk”. Edhe pse pjesa e parë foli në tërësi për Shkëndijën, që avansonte me rezultatin 0:2, në fund kampionët e ri të vendit nuk arritën që të vijnë deri tek tre pikëshi ndoshta i planfikuar, pasi në pjesën e dytë vendasit arritën që të rikthejnë rezultatin dhe të arrijnë barazimin e parë këtë edicion në ndeshjet ndaj skuadrës tetovare.

GOLI I ZHUNIOR NDAJ A. PANDEV

GOLI I ZHUNIOR NDAJ A. PANDEV A. PANDEV – SHKËNDIJA 0:1(S. Zhunior 16')

Публикувахте от infosport.mk в 25 април 2018 г.

Ndryshe golin e parë për Shkëndijën e realizoi Stenio Zhunior në minutën e 16-të, kur mjaft mirë u gjind në shtyllën e dytë pas harkimit të Besart Ibraimit nga e djathta. Nuk vonoi shumë dhe vetëm tre minuta më pas Besart Ibraimi shënoi një super gol, duke bërë që Shkëndija të avansojë edhe me rezultatin 2:0.

SUPER GOLI I BESART IBRAIMIT NDAJ A. PANDEV

SUPER GOLI I BESART IBRAIMIT NDAJ A. PANDEV A. PANDEV – SHKËNDIJA 0:2(B. Ibraimi 19')

Публикувахте от infosport.mk в 25 април 2018 г.

Ishte ky rezultati i pjesës së parë, ndërsa në pjesën e dytë Akademia Pandev luajti shumë më mirë, ndërsa vetëm pas 8 minutave lojë me anë të Zoran Baldovaliev shënuan golin e parë për rezultat 1:2.

A. PANDEV NGUSHTON EPËRSINË E SHKËNDIJËS

A. PANDEV NGUSHTON EPËRSINË E SHKËNDIJËSA. PANDEV – SHKËNDIJA 1:2(Z. Baldovaliev 53')

Публикувахте от infosport.mk в 25 април 2018 г.

Ky gol ju dha krahë vendasve, të cilët vazhduan të kërkojnë edhe golin e barazimit, që erdhi në minutën e 65-të, kur Atanasov nga pika e bardhë shënoi për 2:2, që në fund doli të jetë edhe reuzltati përfundimtarë i këtij takimi.

A. PANDEV BARAZON NDAJ SHKËNDIJËS

A. PANDEV BARAZON NDAJ SHKËNDIJËSA. PANDEV – SHKENDIJA 2:2(J. Atanasov (65')

Публикувахте от infosport.mk в 25 април 2018 г.

Shkëndija tashmë numëron 76 pikë, teksa Akademia Pandev me 36 pikë mbetet në pozitën e 6-të.

Leave a Reply