A do ta përsëris Roma përmbysjen si ndaj Barcelonës!? Ja si përgjigjet Jurgen Klop

Skuadra angleze e Liverpullit është shumë pranë finales së madhe të Ligës së Kampionëve Europian, pas asaj fitore të thellë në ndeshjen e parë të zhvilluar në “Enfilld Roud”, kur mundën Romën me rezultatin 5:2.

Edhe pse në një moment Liverpulli kishte epërsinë 5:0, një lëshim i futbollistëve të trajnerit Klop në 10 minutëshin e fundit, bëri që “romakët” të shënojnë dy gola dhe të shpresojnë në befasinë e rradhës, si ajo ndaj Barcelonës në çerekfinale.

Mirëpo ja se çfarë thotë trajneri gjerman i Liverpullit, Jurgen Klop lidhur me një pyetje të tillë: “E di se tani nuk duket një rezultat i mirë duke pranuar dy gola në minutat e fundit, por më vonë do të shohim se është shumë pozitive. Ne jemi Liverpool dhe jo Barcelona dhe klubi gjithmonë duhet të kalojnë nëpër rrugë të komplikuara.”

Leave a Reply