Sot dy super përballje në elitën e futsallit, mund të vendoset edhe titulli kampion!

Dy super përballje me epiqendër Shkupin sjellë me vete java e 24-të në elitën e futsalit vendor, njofton “infOSport.mk”.

Kampionët në fuqi të Futsal Shkupit në palestrën “Forca” në lagjen “Taftalixhe” do të jenë mysafir të Zhelezarecit, teksa ndeshja më interesante pritet të jetë ajo në lagjen Serava, ku mejdanin do të ndajnë finalisti i këtij edicioni të Kupës së Maqedonisë, Juventus Serava dhe lideri aktual, Velesi.

Do të jetë kjo njëherit edhe ndeshja më interesante e kësaj jave, ku “bardhezinjtë” nga Serava me fitore eventuale do të sulmonin pozitën e tretë dhe do të përmbyllnin këtë sezon në mënyrën më të mirë, ndërsa në anën tjetër Velesi do të tentojë të fitoj dhe të mos e lëshojë pozitën e parë në renditje.

Aktualisht Velesi ka 55 pikë, një më shumë se Futsal Shkupi, që bazuar në formën momentale të lojtarëve shihet si favorit absolut ndaj ish kampionëve të Maqedonisë.

Ndeshja në palestrën “Forca” midis Zhelezarecit dhe Futsal Shkupit starton në ora 19:15, teksa ndeshja midis Juventus Seravës dhe Velesit në palestrën “Enver Idrizi” do të nis në ora 19:30.

Leave a Reply