Imeri: Jemi në formë të mirë, shpresojmë të festojmë me “Shvercerat” (VIDEO)

Shkupi nesër do të pret Sileksin në Çair në kuadër të xhiros së 32-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë. Të dyja skuadrat luftojnë për një pozitë evropiane, ndërsa vetëm fitorja në ndeshjen e nesërme mund t’i jep përparësi njërës prej skuadrave në rrugëtimin e kësaj lufte.

 “Na gëzon fakti se të gjithë lojtarët jemi në formë të mirë. Në ndeshjen e fundit kemi treguar se meritojmë të jemi sa më lartë në tabelë. Por nuk po kemi shumë kohë të humbim, pasi po luajmë nga dy ndeshje në javë. Tani jemi të fokusuar për takimin me Sileksin që e presim në Çair dhe shpresojmë përsëri të jetë i mbushur stadiumi dhe në fund të festojëm fitoren me “Shvercerat” dhe gjithë publikun”, ka thënë Omar Imeri për kanalin zyrtar të FC Shkupit.  

Takimi Shkupi-Sileksi do të luhet nesër në stadiumin e Çairit, duke nisur nga ora 16:00.

Leave a Reply