Zidane qetëson tifozët madrilen: Ronaldo do të luaj në finalen e Ligës së Kampionëve

Trajneri i Realit të Madridit, Zinedine Zidane ka qetësuar tifozët madrilen, lidhur me Kristiano Ronaldon, duke i siguruar ata se ylli portugez do të jetë i gatshëm dhe në formën e tij më të mirë për ndeshjen finale të 26 majit kundër Liverpullit në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Ylli portugez u zëvendësua në fillimin e pjesës së dytë në “El Clasicon” e fundit ndaj Barcelonës, në të cilën ndeshje Reali nxorri një barazim 2:2, ndërsa pikërisht Ronaldo kishte shënuar njërin prej golave, kur edhe kishte dëmtuar kyçin e këmbës. Zidane konfirmoi gjithashtu se edhe Dani Karvahal dhe Isko të jenë të aftë për të luajtur ndaj Liverpullit në finalen e Kievit.

“Gjithkush do të jetë në rregull për finalen e Ligës së Kampionëve, Ronaldo, Isko dhe Karvahal, –pohoi francezi të martën.

“Kristiano u lëndua dy ditë më parë, por është mirë, po ecën normalisht me rikuperimin. Askush nuk do të ketë ndonjë problem për finalen, të gjithë do të jenë në 150% të potencialit” – është shprehur Zinedin Zidan.

Leave a Reply