Zyrtare, Kosçielni humb Botërorin “Rusi 2018”

Futbollisti i Arsenait, Lorent Kosçielni do të jetë mungojë për përfaqësuesen e Francës në Kampionatin Botëror “Rusi 2018”.

Kosçielni ka përfunduar operimin në thembër dhe do të jetë jashtë fushës së blertë për rreth gjashtë muaj.

Lajmin e ka konfirmuar edhe trajneri i Arsenalit, Aarsen Venger, i cili ka njoftuar tifozët e skuadrës angleze se kapitenin e tyre nuk do e shohin në fushë kapitenin deri në fillimin e dhjetorit.

Mbrojtësi francez u dëmtua në ndeshjen e dytë të gjysmëfinales së Ligës së Europës ndaj Atletiko Madridit, në të cilën ndeshje skuadra e tij pësoi disfatë minimale 1:0, duke mos arritur që të kualifikohet për në finalen e madhe të 16 majit në Lion.

Leave a Reply