Niko Kovaç me Frankfurtin e tij i morri Kupën skuadrës së tij të ardhshme, Bajernit (VIDEO)

Ajntrahti i Frankfurtit ka bërë surprizën më të madhe të këtij edicioni në 5 ligat e mëdha europiane, duke arritur që të triumfojë në Kupën e Gjermanisë, njofton “infOSport.mk”.

Skuadra që udhëhiqej për herë të fundit nga strategu kroat, Niko Kovaç shënoi fitore 3:1, duke i mohuar skuadrës “bavareze” edhe titullin e dytë këtë edicion në Gjermani, pas shpalljes kampion.

Për më tepër Bajerni i Munihut u mund nga ekipi i trajnerit të saj të ardhshëm, pasi siç dihet strategu kroat duke filluar nga sezoni i ardhshëm do të udhëheq skuadrën kampione të Gjermanisë.

Një super ndeshje sonte në “Olimpia Stadium” në Berlin zhvilloi kroati Ante Rebiç, i cili shënoi dy gola (11’, 82’), teksa golin e nokautit për Bajernin e realizoi Gaçinoviç. Ky gol ishte i shënuar nga një moment shumë diskutabil, pasi Kevin Princ Boateng kishte fauluar Havi Martinezin, mirëpo edhe pse e njëjta ishte rishikuar përmes sistemit VAR, madje edhe vetë arbitri Feliks Cvajer shkoi nga afër për të parë video materialin, në fund vendimi nuk ndryshoi, pasi sipas arbitrit kryesor nuk kishte të bëjë me faul.

Vetëm disa sekonda më vonë, pas një ekzekutimi të rivënies nga këndi para portës së Ajntrahtit, kur edhe  portieri “bavarez” Ullrih kishte dalë përpara në kërkim të golit të barazimit, futbollistët e Ajntrahtit vodhën topin dhe përmes Gaçinoviç shënuan golin e tretë në minutat shtesë të takimit.

Ndryshe golin e vetëm për Bajernin në këtë ndeshje e realizoi Robert Levandovski në minutën e 53-të, kur në ato momente kishte arritur që të barazojë rezultatin.

Leave a Reply