Bashkim Lama i vetëm mund Makedonija Gj.P, Gostivari do luaj në balotazh

Bashkim Lama ka shkëlqyer sot në ndeshjen vendimtare të Gostivarit ndaj Makedonija Gjorçe Petrovit, njofton “infOSport.mk”. Ishte kjo një ndeshje në të cilën Gostivari vetëm me fitore mund të mbante pozitën e dytë në renditjen e Ligës së Dytë – Perëndim, ndërsa të njëjtën i’a siguroi vetëm Bashkim Lama, i cili thjeshtë i vetëm mundi kampionët e Konferencës së Perëndimit, duke ju shënuar 3 gola në fitoren 3:0.

Golin e parë Lama e realizoi në minutën e 29-të, teksa nuk vonoi shumë dhe 10 minuta më pas futbollisti i Shkëndijës së Tetovës që në formë huazimi po luan te Gostivari, realizoi edhe golin e dytë personal.

Mirëpo Bashkim Lama nuk u ndal me kaq, pasi i njëjti në minutën e 63-të arriti që të rrumbullaksojë “hat-trikun” e tij, ndërsa njëkohësisht duke vendosur edhe rezultatin përfundimtarë të këtij takimi.

Falë kësaj fitore Gostivari arriti në kuotën e 54 pikëve, dy më pak se kampionët e Makedonija Gj.P dhe një më shumë se Vëllazërimi, që edhe vitin tjetër do të luaj në Ligën e Dytë Futbollistike të Maqedonisë.

Leave a Reply