Emeri në krye të Arsenalit!?

Arsenali ende po kërkon pasuesin e Arsene Venger, i cili pas mbylljes së sezonit 2017/2018, i dha lamtumirën skuadrës londineze.

Ndonëse flitej se Mikel Arteta do të jetë trajner i ri i Arsenalit, sot mediat angleze raportojnë që drejt Londrës ka udhëtuar Unai Emeri, një tjetër kandidat ky për të marrë drejtimin e “topçinjve”.

Emeri së fundmi drejtonte Paris Sen Zhermenin, me të cilën skuadër u shpall kampion, mirëpo pasi dështoi në ndeshjet e Ligës së Kampionëve, drejtuesit e parisienëve vendosën që të ndërprejnë bashkëpuminin me strategun spanjoll.

Arsenali sezonin e sapo përfunduar në Premierligë, e mbylli në pozitën e 6-të, ashtu që sezonin e ardhshëm do të luajë në Liga Europa.

Leave a Reply