Modestia e nënkryetarit të FFM-së, lejon anëtarin e KD t’i dorëzojë trofeun Shkëndijës

Të dielën Shkëndija e Tetovës edhe zyrtarisht pranoi trofeun për titullin e kampionit të siguruar në mënyrë bindëse për sezonin garues 2017/2018, ndërsa nën hije të festës spektakolare të organizuar nga tetovarët nuk mund të mos flitet për një detal shumë të rëndësishëm.

Edhe pse i pranishëm në stadiumin e qytetit në Tetovë dhe paraprakisht i caktuar si njeriu që do të dorëzonte trofeun e kampionit kapitenit të Shkëndijës, me gjest të madh dhe modesti admiruese shfaqet nënkryetari i Federatës së futbollit të Maqedonisë, Muhamed Sejdini që i jep këtë privilegj anëtarit të Këshillit Drejtues të FFM-së, Salim Abdylit.

Kështu ky i fundit i shoqëruar nga zëvendës-sekretari i përgjithshëm i FFM-së, Enver Sulejmani dhe Kushtrim Luma (i punësuar në sektorin e kategorive të reja në FFM) i dorëzuan trofeun kapitenit të Shkëndijës, Ferhan Hasanit, ndërsa gjithë këtë nga vip-lozha e ndoqi nënkryetari Sejdini. Ky hap dhe gjest modest i numrit dy të FFM-së vjen si vazhdimësi e përcaktimit të tij për të dhënë shansin e promovimit të gjithë punëtorëve sportiv që kontribuojnë në futbollin e Maqedonisë, në këtë rast anëtarit shumëvjeçar të KD të FFM-së, Salim Abdylit.

Leave a Reply