Shkëndija e mbyll me epërsi pjesën e parë në finalen ndaj Pelisterit (VIDEO)

Shkëndija e ka mbyllur me epërsi minimale 1:0 pjesën e parë të takimit final kundër Pelisterit, që po zhvillohet në stadiumin “Mladost” në Strumicë, njofton “infOSport.mk”.

45 minutëshi i parë mund të pasqyrohet me një dominim të plotë të skuadrës tetovare, e cila megjithatë nuk arrinte të krijonte raste ideale për gol. Për këtë ndoshta po kontribon edhe shiu i rrëmbyeshëm që ka kapluar Strumicën, e ku aktorët nuk po arrijnë të japin më të mirën nga vetja.

GOOOOOOOOOL SHKENDIJA

SHKENDIJA AVANSON NDAJ PELISTERIT NE FINALEN E KUPESPELISTERI – SHKENDIJA 0:1(V. Musliu 20')

Публикувахте от infosport.mk в 23 май 2018 г.

Rastin e vetëm Shkëndija e shfrytëzoi në minutën e 20-të, kur pas një kombinimi të shkurtë gjatë ekzekutimit të rivënies nga këndi midis Ibraimit dhe Hasanit , ky i fundit mjaft mirë harkoi në zonë, aty ku më së miri u gjind mbrojtësi Visar Musliu, dhe me kokë shënoi një super gol.

Gjatë pjesës së dytë shpresojmë që shiu të ndalojë paksa, me qëllim që aktorët të kenë kushte më të mira për lojë dhe të na dhurojnë spektakël, e pse jo edhe disa gola të tjerë.

Leave a Reply