Hjustoni vetëm një hap larg finales së madhe në NBA

Skuadra kampione e Golden Stejt rrezikon të dorëzojë titullin kampion në NBA, pas humbjes 98:94 ndaj Hjustonit në ndeshjet e 5-të, të serisë finale të fazës “play off” në Konferencën e Perëndimit.

Falë kësaj fitore “Roketsat” tashmë udhëheqin me rezultatin 3-2 serinë e finaleve, duke qenë vetëm një fitore larg titullit kampion në Perëndim.

Një ndeshje me dy pamje, më e mirë për “Uarriorsat” në pjesën e parë, ndërsa në të dytën loja ishte e ekuilibruar dhe me rivalitet, duke e lënë të hapur emrin e fituesit deri në fund.

Për Hjustonin u aktivizuan vetëm 7 lojtarë, me Gordon që ishte shënuesi më i mirë, autor i 24 pikëve, ndërsa Poll e mbylli me 20 pikë e Harden me 19, një trio që bëri diferencën në parket.

Në anën tjetër te Golden Stejt u dalluan Durant me 29 pikë, Thompson me 23 e Keri me 22, duke mos arritur dot dot të evitojnë këtë humbje, që mund të ju kushtojë shumë.

Ndeshja e radhës do të luhet në parketin e Golden Stejt, që kanë nevojë për fitore për të mos u eliminuar.

Leave a Reply