Real-Liverpull, diferenca mes dy finalistëve është plot 200 milionë euro

Gjatë ditëve të fundit, janë bërë krahasime të gjera mes dy skuadrave finaliste të Ligës së Kampionëve, Real Madridit dhe Liverpullit, që të shtunën në Kiev të Ukrainës mes vete do të diskutojnë për trofeun më të rëndësishëm europian në nivel klubesh.

Ronaldo dhe Salah, Keylor dhe Loris Kairus, Sergio Ramos dhe Virgil van Dijk.

Pak detaje mund të na shpëtojnë nga ajo që dy skuadrat finaliste mund të na ofrojnë të shtunën. Sidoqoftë, këshillimi për marketing të sportit “CSM” na ofron përparësinë e madhe të finales së Kievit, nga një këndvështrim tjetër: komercial dhe ekonomik.

Në këtë aspekt, Real Madridi fillon me një avantazh të madh.

Potenciali ekonomik i klubit të drejtuar nga Florentino Pérez është shumë më i lartë se ai i Liverpullit. Vlera e markës “Real Madrid” vlerësohet në 1.288 milionë euro, krahasuar me 986 milionë euro të markës “Liverpull”.

Klubi i bardhë, gjithashtu, e tejkalon shumë homologun anglez për të ardhura. Skuadra “mbretërore” merr 136.4 milionë euro për shitjen e biletave, 236.8 milionë euro nga të ardhurat televizive dhe 301.4 milionë euro nga reklamat. Pra gjithsej, 674.6 milionë euro, ndërsa nga ana tjetër Liverpulli po nga këto burime të njëjta përfiton gjithsej, 424.2 milionë euro.

Dallimi është i konsiderueshëm në këtë aspekt, po sa larg është distanca mes tyre në renditjen e UEFA-s? Plotë 22 vende.

E gjitha kjo ndikon në vlerësimin e të dy finalistëve të Ligës së Kampionëve.

Vlera e futbollistëve të Real Madridit është 771 milionë euro, teksa ajo e Liverpullit 459 milionë euro. Përveç se ka lojtarë më të shtrenjtë, skuadra spanjolle mund të përballojë edhe pagat më të mira.

Paga mesatare te skuadra madrilene është 6.98 milionë euro, ndërsa te skuadra nga “Enfilld Roud”, 4.08 milionë euro.

Real Madridi, gjithashtu, ka një avantazh në ndikimin social, me rreth 200 milionë ndjekës në rrjete të ndryshme sociale, përkundrejt 50 milionë ndjekësve të kundërshtarit të tij në finalen e Kievit.

Në një finale, përbërja sportive është e rëndësishme, por në vitet e fundit po tregon se faktori ekonomik ka gjithashtu një peshë të madhe. Në pesë edicionet e fundit të Ligës së Kampionëve, titulli është fituar nga finalistë me të ardhura më të larta se të zakonshme.

Në vitin 2013, Bajern Munihu fitoi ndaj Dortmundit, në vitin 2014, Real Madridi triumfoi ndaj Atletiko Madridit, në vitin 2015-të, Barcelona mundi Juventusin, skuadër kjo që u mund edhe  sezonin e kaluar nga Real Madridi. Nëse ju referohemi këtyre të dhënave të fundit, atëherë i bie që Reali i Madridit do dale kampion Europe sërish, edhe atë për të tretin vit me rradhë, duke u bërë skuadra e parë që arrinë një gjë të tillë.

Leave a Reply