Sherr në një diskotekë, huliganë serb rrahin sulmuesin e Kombëtares së tyre

Sulmuesi i Kombëtares serbe, Filip  Kostiç është përfshirë në një sherr në një diskotekë në qytetin e Kragujevacit, qytetit ku edhe ka lindur futbollisti aktual i Hamburgut të Gjermanisë. Ai për momentin ndodhet në vendlindje për pushime, teksa bashkë me vëllain e tij kishin vendosur që të dalin bashkë.

Megjithatë gjërat nuk kishin shkuar mirë, pasi Filip Kostiç bashkë me vëllain e tij ishin përfshirë në një përleshje me disa persona të tjerë, raporton “Kurir”.

Më rëndë e kishte pësuar vëllai 33-vjeçar i Filip Kostiç, i cili kishte marrë lëndime të rënda, ndërsa ishte pikërisht sulmuesi i kombëtares serbe që i kishte shpëtuar jetën, duke i nxjerrë gjuhën, kur ai (vëllai i tij) ishte duke pësuar një kolaps në frymëmarrje.

Ende nuk dihen arsyet e këtij sherri, i cili ndodh vetëm pak ditë para fillimit të KB “Rusi 2018”, ku Serbia do të paraqitet në grupin “E” së bashku edhe me Brazilin,  Zvicrën e shqiptarëve dhe Kosta Rikën.

Leave a Reply