ZYRTARE, mjekët marrin vendimin përfundimtarë për Nojer

Portieri gjerman i Bajernit të Munihut, Manuel Nojer i cili tashmë një kohë të gjatë po mungon nga fushat e futbollit, do të jetë pjesë e Kombëtares së Gjermanisë në Botërorin “Rusi 2018”.

Një gjë të tillë raporton e përditshmja gjermane “Bild Sport”. Të dielën kapiteni i “pancirave” ka kryer analizat mjekësore dhe stafi i përfaqësueses gjermane ka marrë vendimin final, Nojer ka kaluar me sukses dëmtimin në kaviljen e këmbës së majtë dhe ai do të jetë i gatshëm për ndeshjet e Gjermanisë në Botërorin e Rusisë që starton me 14 qershor.

Rikujtojmë të shtunën Nojer pas më shumë muajve zhvilloi një ndeshje, edhe atë duke qëndruar për 90-të minuta në portë në miqësoren ndaj Austrisë. Ishte ky një paralajmërim për këtë lajm të madh që morri vetë Nojer nga mjekët e skuadrës gjermane, që tashmë do të mund të mbështetet në shërbimet e kapitenit të saj në KB “Rusi 2018”.

Leave a Reply