Një tjetër kosovar gati për t’iu bashkuar Hajdukut

Talenti i Shkollës së Futbollit të Arsenalit në Prishtinë, Arbresh Aliu prej ditësh ndodhet në prova te gjiganti kroat, Hajduku i Splitit, shkruan Gazetasheshi.com.

Aliu që u veçua në Kosovë me grupmoshën U-17 të Arsenalit me lojëra të mira tashmë do ta provojë vetën jashtë Kosovës për të fituar një kontratë te ekipi i njohur kroat.

Sulmuesi këmbëshpejtë do të testohet për 15 ditë nga trajnerët e Akademisë së klubit kroat, të cilët më pas pritet të marrin edhe vendimin final.

Aliu ishte njëri nga lojtarët më të mirë të Lidhjes Rajonale të Futbollit të Prishtinës, ndërsa rikujtojmë se edhe një futbollistë tjetër me origjinë nga Kosova aktualisht po luan me ekipin e të rinjëve të Hajdukut.

Fjala është për Samir Sahitin, ish futbollistin e Rabotniçkit, i cili në mesjavë shënoi dy gola në fitoren 3:2 të Kombëtares shpresa të Shqipërisë ndaj Bjellorusisë.

Leave a Reply