Januzaj:Jam belg dhe ndjehem belg

Adnan Januzaj e mohon që është shqiptar nga Kosova. Ai në konferencën për shtyp para ndeshjes me Panamanë ka deklaruar se është belg dhe ndihet belg.

“Unë kam lindur në Belgjikë, jam belg dhe ndihem belg. Jam i lumtur që ndodhem këtu me shumë lojtarë profesionistë rreth meje”, deklaroi Januzaj.

Ai gjithmonë e ka mohuar prejardhjen e tij, teksa këtë herë e bën para gjithë botës, duke pasur parasysh se evente të këtilla futbollistike, siç është Kampionati Botëror në Rusi tërheqin vëmendjen e gjithë opinionit Botëror.

 

Leave a Reply