Lavdrim Skenderi nuk gjen akordin me Renovën, gati për sfida të reja

Lavdrim Skenderi në sezonin e ri futbollistik nuk do të jetë pjesë e Renovës. Lajmin për “infOSport.mk” e konfirmoi vetë futbollisti tetovar, i cili tashmë do të jetë në kërkim të një mjedisi të ri. 24-vjeçari Skenderi, Renovës iu bashkua verën e vitit 2017-të, kur erdhi nga skuadra kosovare e Ferizajit, ku kishte një aventurë të shkurtë 6 mujore.

Ndryshe pikërisht te Renova, Skenderi ka filluar edhe karrierën e tij si 15-vjeçar, ndërsa në moshën 17-vjeçari ai i ishte bashkuar ekipit të parë, për të cilën skuadër ka të zhvilluara plotë 125 ndeshje, duke realizuar edhe 14 gola.

Leave a Reply