Një lajm i mirë dhe një i keq për Shkëndijën në prag të ndeshjes me TNS

Shkëndija sonte me fillim në ora 20:15 në arenën “Filipi i Dytë” do të zhvillojë ndeshjen e parë eliminatore të Ligës së Kampionëve kundër skuadrës së TNS nga Uellsi, njofton “infOSport.mk”.

Gjatë ditës së djeshme, trajneri Osmani dhe kapiteni Alimi dhanë prononcimet e tyre lidhur me këtë ndeshje, ndërsa skuadra pas dite zhvilloi edhe stërvitjen zyrtare në stadiumin ku edhe do të luhet ndeshja. Gjatë konferencës për shtyp u përmend se Ibraimi ankohet në një lëndim, mirëpo sulmuesi kërçovarë ishte pjesë e stërvitjes bashkë me shokët tjerë të skuadrës, ashtu që ai pritet të luaj dhe të jetë titullarë në ndeshjen kundër The Nju Seints.

🎥 Kuqezinjtë kanë kryer përgatitjet e fundit para ndeshjes së nesërme me The New Saints 🔴⚫ Eja edhe ti 🎫 Biletat 👉 http://bit.ly/2IPEt7r #ShkëndijaTNS #forcaShkëndija 💪

Публикувахте от KF Shkëndija в Понеделник, 9 юли 2018 г.

Pa dyshim se ky është lajm i mirë për Shkëndijën dhe gjithë tifozët e kësaj skuadre, duke pasur parasysh se Ibraimi viteve të fundit ka qenë vazhdimisht golashënuesi më i mirë në ndeshjet europiane, ndërsa lajm i keq ka të bëjë me mungesën e Besmir Bojkut, i cili nuk do të jetë në gjendje të ndihmojë skuadrën në të dyja ndeshjet.

Bojku gjatë fazës përgatitore në Slloveni kishte dëmtuar gjurin, ashtu që për rikuperimin e tij të plotë do të duhet të pritet së paku edhe dy javë të tjera, transmeton “infOSport.mk”.

Pjesa tjetër e futbollistëve janë të gjithë të gatshëm, ashtu që Osmani vetëm para ndeshjes pritet të zbuloj formacionin me të cilin do të zbret sonte në fushë në arenën “’Filipi i Dytë”.

Leave a Reply