Milani dhe Juve vijnë me një shkëmbim të madh

Juventusi dhe Milani po diskutojnë çështjen e shkëmbimit ndërmejt Leonardo Bonuçit dhe Gonzalo Higuainit.

Pas një viti në “San Siro”, Bunuçi po mendon rikthimin në Torino për të punuar sërish me teknikun Allegri, shkruan “Goal”.

Kapiteni i Milanit, që ditët e fundit është vënë në qendër të merkatos, ishte joshur nga PSZh-ja por sikurse shkruan sot “Gazzetta Dello Sport”, mund të rikthehet te “Zonja e Vjetër”.

Ndërsa në krahun tjetër pas nënshkruimit me Ronaldon, Juventusi pritet të shesë Higuainin për të rregulluar edhe “Fair Play Financiar”.

Milani kërkon një sulmues të klasit të parë, ndërsa Juventusi një mbrojtës që jep siguri në prapavijë.

Zgjidhja është e thjeshtë: shkëmbim mes dy “yjeve” të Serisë A dhe në fund të dyja palët pritet të mbeten të kënaqur.

Leave a Reply