“L’equipe” zbulon ekipin e ri të Zinedin Zidane

Zinedine Zidane mund të marrë drejtimin e gjigandëve të Mançester Junajtedit. Së pasku kështu shkruan prestigjozja franceze, L’Equipe, duke iu bashkuar zërave të njëjtë që në mediat angleze qarkullonin dy javë më parë.

Sipas L’Equipe, Zinedine Zidane, trajneri që fitoi 3 herë rradhazi trofeun e Ligës së Kampionëve me Realin e Madridit, mund t’u japë fund pushimeve.

Pas lamtumirës së paparashikuar nga ekipi “mbretëror”, Zidane është gati për një eksperiencë të re te një tjetër klub me emër në arenën europiane.

Ish kampioni i botës me Francën në vitin 1998 mund të marrë drejtimin e Mançester Junajtedit, për të zëvendësuar portugezin Hoze Murinjo.

Raportet mes këtij të fundit dhe drejtuesve të “Djajve të Kuq” janë acaruar ndjeshëm pas merkatos së varfër të kësaj vere, dhe për këtë arsye Murinjo mund të shkarkohet nga detyra gjatë ditëve në vijim, edhe përkundër faktit se portugezi e nisi me këmbë të mbarë sezonin e ri në Premierligë, duke mundur Lesterin me rezultatin 2:1.

Leave a Reply