Shkëndija eliminohet nga Çampionsi, vazhdon rrugëtimin në “play-off” të Liga Europa

Shkëndija e Tetovës nuk arriti që të prek për herë të parë “play-off-in” e Ligës së Kampionëve, pasi u eliminua nga Salzburgu në turin e tretë të eliminatorëve të këtij kompeticioni me rezultat të përgjithshëm 4:0, duke u mundur kështu edhe në ndeshjen e kthimit në Shkup me shifra 0:1. Rikujtojmë takimi parë në Austri ishte mbyllur me rezultat 3:0.

“Kuqezinjët” zhvilluan një lojë të mirë në arenën “Filipi i Dytë”, por në pamundësi që të gjejnë rrjetën, ndërsa austriakët e ndëshkuan skuadrën shqiptare në fund, duke përfituar nga një gabim i mbrojtjes tetovare, me Minaminon që realizoi golin në minutat shtesë.

Gjithsesi, Shkëndija rrugëtimin e saj në Europë e vazhdon në kompeticionin e Liga Europës, ku do të luajë direkt në fazën “play-off” ndaj fituesit të duelit Kork Siti-Rosenborgu.

Leave a Reply