Dy largime nga Vëllazërimi!

Teksa sot starton edhe zyrtarisht sezoni i ri në Ligën e Dytë – Perëndim, te Vëllazërimi i Kërçovës nuk kanë të ndalur lëvizjet. Pas afrimeve të shumta, ku pjesa më e madhe kanë qenë futbollistë të rinj dhe mjaft cilësor, drejtuesit e skuadrës kërçovare kanë vendosur që të ndahen me futbollistin Maliq Beluli, teksa portierin Gentian Çadarovski e kanë huazuar për 6 muaj te skuadra e Genç Kalemler, që për herë të parë në historikun e saj do të luaj në Ligën e Dytë, njofton “infOSport.mk”.

“Portieri  ynë 19 vjeçar, ish anëtarë i Akademisë së Shkëndijës  vitin e kaluar erdhi te K.F Vëllazërimi, ndërsa tashmë për 6 muaj vendosëm ta huazojmë te FC Genç Kalemler në kalitje. Besojmë se  kjo eksperiencë është një hap para në zhvillimin e tij si portier” – na thanë nga KF Vëllazërimi.

Rikujtojmë njëjtë sikurse portieri Çadarovski, edhe Maliq Beluli pjesë e Vëllazërimit ishte 6 muajt e fundit, ndërsa mësohet se për këtë të fundit ka interesim nga disa skuadra tjera nga Maqedonia. Siç na tha vetë futbollisti me origjinë nga Gostivari, këtyre ditëve pritet që të zbulojë edhe emrin e skuadrës së tij të re.

Leave a Reply