Shkëndija zhvillon stërvitjen zyrtare para takimit me Rosenborgun (VIDEO)

Shkëndija e Tetovës ka zhvilluar stërvitjen zyrtare në “Lerkendal Stadium” të Norvegjisë para ndeshjes së parë me Rosenborgun në kuadër të plej of-it të Liga Evropës. Futbollistët kuqezi punuan në temperatura shumë më të ulta se ato në Maqedoni, pasi 14°C janë diferencë e madhe me vapën që mbizotëron në vendin tonë.

Tek Shkëndija reflekton optimizëm dhe gatishmëri për të dhënë më të mirën në kërkim të rezultatit pozitiv në ndeshjen e parë në transfertë, për të pretenduar më pas javën e ardhshme në Shkup kualifikimin në grupet e UEFA Europa League.

Përveç Egzon Bejtullait të skualifikuar me tre kartona të verdhë, stafi teknik në dispozicion ka të gjithë futbollistët dhe në varshmëri me taktikën para ndeshjes do të vendos për formacionin që do të nisë sfidën.

Leave a Reply