Agon Elezi – Polonia U18, 2:2 (VIDEO)

Futbollisti i talentuar shqiptarë, Agon Elezi, ka rezultuar deçiziv për përfaqësuesen e Maqedonisë U18 në miqësoren që kjo e fundit e zhvilloi të hënën në kompleksin sportiv pranë FFM-së, Petar Milloshevski ndaj moshatarëve të përfaqësueses së Polonisë, njofton “infOSport.mk”.
Futbollisti i skuadrës franceze të Kaen, Agon Elezi, që aktualisht po luan në formë huazimi te skuadra e Vëllazërimit të Kërçovës, shënoi që të dy golat ndaj polakëve, edhe atë që të dy nga pika e bardhë.

Goli i parë i Agon Elezit ndaj Polonisë

Goli i parë i Agon Elezit ndaj PolonisëMAQEDONIA – POLONIA 2:2

Публикувахте от infosport.mk в Понеделник, 10 септември 2018 г.

Golin e parë shkupjani e realizoi në minutën e 34-të, teksa golin e dytë në minutën e 63-të.

Goli i dytë i Agon Elezit ndaj Polonisë

Goli i dytë i Agon Elezit ndaj PolonisëNdeshje miqësore: MAQEDONIA – POLONIA 2:2

Публикувахте от infosport.mk в Понеделник, 10 септември 2018 г.

Përveç Agon Elezit pjesë e formacionit të parë të përfaqësueses U18 të Maqedonisë që udhëhiqet nga Goran Staniq, ishin edhe 5 futbollistët tjerë shqiptarë, si Jonuzi, Muarem, Dauti, Vosa dhe Ibishi, teksa në pjesën e dytë në lojë u inkkuadrua edhe Kushtrim Tairi.


Formacioni i Maqedonisë U18 ndaj Polonisë:
Alçevski,Jankulov,Mitrevski,Jonuzi,Muarem,Elezi,Dauti,Vosa,Maksimov,Ibishi,Redev
Luajtën edhe:Tosevski,Tairi,Todorovski


 

Leave a Reply