Sulejman: Ndaj Korabit mendojmë vetëm për fitore

Genç Kalemler pas disfatës ndaj Labunishtit javën e kaluar, gjatë ditës së sotme në Gostivar do të mirëpret Korabin, skuadër kjo që vjen me shumë optimizëm pas asaj fitore të shtunën e kaluar në Dibër kundër Skopjes. Mesfushori difenziv i Genç Kalemler, Shaban Sulejman thotë se skuadra e tij është më se e përgatitur për këtë ndeshje, përmes së cilës kërkojnë të rinisin një seri të re të fitoreve.

“Si në çdo ndeshje, edhe në këtë ndeshje ndaj Korabit luajmë për fitore. Në ndeshjen e fundit ndaj Labunishtës edhe pse humbëm, mund të them se kemi luajtur një ndër ndeshjet më të mira, ashtu që nëse edhe sot do të kemi një qasje të tillë, mund të them se mund të shpresojmë seriozisht në fitoren e rradhës, përmes së cilës do të rinisnim një seri të re të fitoreve” – u shpreh enkas për “infOSport.mk” Shaban Sulejman, i cili sot do të luaj ndaj ish trajnerit të tij, Menxur Nexhipi, i cili javë më parë morri drejtimin e Korabit.

Ndeshja midis Genç Kalemler dhe Korabit zhvillohet në stadiumin e qytetit të Gostivarit me fillim në ora 15:30, ndërsa drejtësinë do ta ndajë Dejan Mladenovski nga Shkupi, ndërsa ndihmës të tij do të jenë dy shqiptarët, Mervin Topojani dhe Osman Zeqiri.

Leave a Reply