Golat nga super ndeshja në Dibër midis Korabit dhe Goblenit (VIDEO)

Korabi të martën në teren vendas shënoi fitore bindëse 3:0 ndaj Goblenit në kuadër të javës së 6-të në Ligën e Dytë – Perëndim, që njëherit ishte e dyta nën drejtimin e trajnerit Mensur Nexhipi, i cili me 11 shtator u emërua si trajner i parë i skuadrës dibrane pas shkarkimit të Agron Merkos, njofton “infOSport.mk”.

Ndeshja e djeshme ndaj Goblenit ishte më e mira e Korabit e zhvilluar në sezonin e ri, ndërsa të njëjtën e paralajmëroi kapiteni Fuat Spahiu në minutën e 38-të, teksa në pjesën e dytë në skenë doli Aleksandar Celeski, i cili realizoi edhe dy gola të tjerë (62’, 71’), për rezultat përfundimtarë, Korabi 3, Gobleni 0.

Pas kësaj fitore Korabi me 7 pikë renditet në pozitën e 8-të, ndërkohë Gobleni që pësoi disfatën e parë në kampionat, pozicionohet në vendin e 5-të me 9 pikë të tubuara.

GOLAT – KF KORABI VS KF GOBLEN

Golat e ndeshjes së gjashtë të sezonit 2018/2019KF Korabi 3 – 0 KF Goblen

Публикувахте от Dibra TV в Вторник, 25 септември 2018 г.

Leave a Reply