Zbulohet skandali te Juventusi, përfshihet edhe Ronaldo

Ish sulmuesi i njohur italian, Luka Toni ka dhënë një intervistë befasuese për ‘Sky Sport Italia’. Ish ylli i kombëtares së Italisë dhe Fiorentinës, Luca Toni, ka zbuluar se përse Beppe Marotta vendosi të largohej nga Juventusi.

Legjenda italiane ka thënë se drejtorët dhe lojtarët, vijnë dhe shkojnë, por klubi mbetet.

“Drejtorët dhe lojtarët, vijnë dhe shkojnë, por Juventsi mbetet”, ka thënë fillimisht Toni, përcjell “lajmi.net”.

“Beppe (Marotta) ka bërë një punë të shkëlqyer te në klub dhe mendoj se mund të bëjë punë të mëdha në çdo klub të madh evropian që shkon”.

“Por, unë mendoj se largimi i tij vjen si shkak i transferimit të Kristiano Ronaldos, që mund të ketë plasaritur raportet mes tij dhe klubit”, ka shtuar më tej sulmuesi Italian.

Leave a Reply