Ja arsyeja e largimit të Marottas nga Juventusi

Beppe Marotta mori vendim që të largohej nga Juventusi, pas disa vitesh në krye të skuadrës kampione të Italisë. Ky vendim kishte shokuar tifozët e ‘Zonjës së Vjetër’, që nuk e kishin pritur një gjë të tillë.

Sipas ‘Rai Sport’, Marotta u largua nga Juventusi shkaku i Matia Kaldaras.

Drejtori italian kishte refuzuar kategorikisht që ta shisnin mbrojtësin te Milani, pasi sipas tij ai ishte shumë i vlefshëm për skuadrën ‘bardhezi’.

Sipas të përditshmes italiane, ky vendim i Juventusit, e acaroi tej mase Marottan, që vendosi të largohej pas fitores ndaj Napolit.

Leave a Reply