Bombë nga Spanja, Atl.Madridi gati të transferojë Kavanin e PSZH-së

Një lajm bombë vjen nga Spanja, ku sipas mediave të këtij vendi skuadra e Atletiko Madridit që viteve të fundit gjithnjë është në krye të tabelës së klasifikimit duke ju bërë ballë dy skuadrave gjigande, Barcelonës dhe Realit të Madridit, gjatë merkatos së ardhshme pritet që në Madrid të sjellë super sulmuesin e PSZH-së, Edinson Kavani.

Sipas ‘Sport.es’, Diego Simeone, është shumë afër për të bindur sulmuesin e spikatur uruguaian që ti bashkohet skuadrës së tij.

Kujtojmë se kontrata e Kavanit me PSZH-në skadon në fund të këtij sezoni dhe kjo lehtëson punën e ‘jorganxhinjëve’.

Për transferimin e tij, Atletiko Madridi duhet të shpenzojë më shumë se 60 milionë euro.

Leave a Reply