Henri trajner i ri i Monakos!

Duke iu referuar raportimeve të mediave të huaja, një ndër futbollistët më të mirë francez Tieri Henry ka arritur marrëveshjen për një kontratë 3-vjeçare me Monakon, skuadër kjo e cila sezonin e ri në ‘Ligue 1’ nuk e ka nisur aspak mbarë.

Skuadra nga Principata pas 9 xhirove të para renditet në pozitën e 18-të me vetëm 6 pikë të tubuara, ndërsa e gjithë kjo solli edhe deri te shkarkimi i trajnerit aktual, Leonardo Zhardim.

Për Henry do të jetë kjo hera  e parë që do të drejtojë një skuadër si trajner i parë, duke pasur parasysh se deri më tani 41-vjeçari kishte luajtur rolin e zëvendës trajnerit te kombëtarja e Belgjikës.

Henry ndodhej gjithashtu edhe në radarët e Aston Villas, por legjenda franceze ka gjetur akordin dhe ka pranuar ofertën e klubit të Monakos, aty ku ka luajtur edhe vetë në periudhën nga vitet 1993-1999.

Fituesi i Kupës së Botës nga viti 1998 me fanellën e Monakos gjatë 6 viteve të kaluara kishte zhvilluar plotë 122. Tani legjenda franceze rikthehet në shtëpi, aty ku kishte hedhur rrënjët e para si futbollist

Objektivi kryesor i Henry do të jetë shpëtimi i klubit të tij të ri nga rënia në ligën e dytë franceze. Rikujtojmë Monako gjatë vitit 2017-të fitoi titullin kampion në Francë, ndërsa falë futbollit të shkëlqyeshëm që prodhonte kjo skuadër viteve të fundit edhe në ndeshjet e Ligës së Kampionëve, viteve të fundit arriti që të shesë futbollistë në vlerë prej gati 500 milionë sterlinash, përfshirë këtu emra të futbollistëve si Kylian Mbappe, Bernardo Silva, Ben Mendy, Tiemoue Bakayoko, Thomas Lemar dhe Fabinho.

Leave a Reply