Tirana kopjon ekipet e Bundesligës, mbush stadiumin me tifoz të improvizuar

Tirana gjatë ditës së sotme ka zhvilluar ndeshjen çerekfinale të Kupës së Shqipërisë kundër Besëlidhjes, ndërsa ajo që tërhoqi vëmendjen në startin e këtij takimi të zhvilluar në “Selman Stërmasi”, ishin fytyrat e tifozëve bardheblu në tribuna.

Edhe pse nuk kanë mundur të jenë prezentë në shkallët e stadiumit për të gëzuar seksesin së bashku me skuadrën për shkak të masave të marra prej pandemisë Covid-19, tifozët e Tiranës kanë lënë një pjesë të tyre në tribuna.

Një risi kjo për kampionatin shqiptar, teksa “bardheblutë” nga Tirana janë të parët që sjellin këtë mënyrë për të mos e ndjerë mungesën e tifozëve në tribuna.

Edhe pse tifoz të improvizuar, të njëjtit i sollën fat Tiranës në takimin e sotëm, pasi në fund skuadra lidere e Superligës së Shqipërisë shënoi fitore 5:1 ndaj skuadrës lezhjane të Besëlidhjes, duke hedhur kështu një hap të madh drejt kualifikimit për në gjysmëfinale.

Leave a Reply