Tifozët e Olimpik Marsejë e sulmojnë Nejmarin me shishe (VIDEO)

Paris Sen Zhermeni e mposhti Marsejën në transfertë me rezultatin 0:2, por që ylli i kësaj skuadre, Nejmar e pësoi keq.

Ylli brazilian ishte sulmuar nga tifozët vendas, që e gjuajtën me shishe të vogla qelqi.

Nejmar kishte treguar shishen menjëherë te gjyqtari i ndeshjes, por që ndeshja vazhdoi tutje.

Ndryshe ishte kjo fitorja e 11-të për PSZH-në nga po aq ndeshje të zhvilluara në edicionin 2018/2019 në Ligue 1, duke konfirmuar në këtë mënyrë se edhe këtë vit titulli do ju buzëqesh atyre, edhe pse deri në mbyllj të kampionatit elitar në Francë ka edhe plotë 27 ndeshje të tjera. Autorë të golave për parisienët në këtë përballje ishin Kilian Mbape (65’) dhe gjermani Draksler (90’).

PSZH me 33 pikë kryeson bindshëm renditjen tabelare, duke lënë pas vetes Lilën me 25 pikë, ndërkohë Olimpik Marseja renditet në pozitën e 5-të me 19 pikë.

Leave a Reply