Bilali: Shkupi për momentin në krizë, po luajmë me dy fytyra!

Derbi shqiptarë ndërmjet Shkëndijës dhe Shkupit i zhvilluar sot në Tetovë iu takoi tetovarëve, duke triumfuar me rezultat 3:0. Pas përfundimit të takimit, nga tabori i “bardhebluve” për mediat u prononcua mbrojtësi Amir Bilali, që sipas të cilit Shkupi ndodhet në një krizë të momentit dhe po luanë me dy fytyra.

“Shkëndija luajti në shtëpi. Ne kishim shumë motiv, por ne për momentin jemi shumë në krizë dhe jemi ekip me dy fytyra që në shtëpi bëjmë mirë, ndërsa si mysafirë sun arrijmë të bëjmë mirë. Kishim disa mungesa, ndërsa nga ana tjetër Shkëndija është skuadër me kualitet dhe neve na mbetet që të vazhdojmë të punojmë dhe të rikthehemi aty ku duhet me qenë”, ka thënë futbollisti i Shkupit Amir Bilali pas ndeshjes me Shkëndijën.

Shkupi ndeshjen e radhës në kampionat e luan me Vardarin në Çair. /InfOSport.mk

Leave a Reply