Lamtumira e Suat Zendelit mes lotëve (VIDEO)

Dita e shtunë, 10 nëntori i vitit 2018-të ishte speciale, unike, por edhe e mërzitshme për kapitenin e FC Shkupit Suat Zendeli. Për këtë të fundit ishte kjo  ndeshja e fundit si pjesë e skuadrës ‘bardhekaltër’ nga Çairi, pasi vendosi ti thotë lamtumirë futbollit aktiv, mirëpo jo edhe klubit të tij të zemrës, njofton ‘infOSport.mk’. Kapiteni legjendar i skuadrës nga Çairi do të vazhdojë të jetë pjesë e ‘bardhekaltërve’ së paku deri në fund të këtij sezoni, ku më pas pritet të marrë edhe ndonjë funksion.

Ende pa filluar supersfida e kësaj jave në LPFM, FC Shkupi – Vardari, Zendeli morri një vëmendje të jashtëzakonshme nga ana e tifozëve të cilët me duartrokitje të mëdha përcollën kapitenin e tyre, i cili në ato momente nuk mundi dot ti mbajë edhe lotët, duke i kujtuar gjithë ata të pranishëm në stadium se me zemër dhe shpirt do jetë përgjithmonë pranë këtij klubi ku ka kaluar momente shumë të mira gjatë karrierrës së tij.

Legjenda Suat Zendeli me lot në sy i jep lamtumirën futbollit të luajtur .. përshendetet me tifozët “Shvercerat” ⚪️🔵👇👇

Публикувахте от infosport.mk в Събота, 10 ноември 2018 г.

37-vjeçari Zendeli e kishte nisur karrierën pikërisht te FC Shkupi, nga e cila skuadër në vitin 2002 kishte bërë transferimin e parë jashtë vendit, duke iu bashkuar skuadrës së Dinamo Tiranës.

Ai bëri një karrierë të bujshme në futbollin shqiptarë, ndërsa rikthimi i tij në Maqedoni ndodhi në vitin 2009-të tek Shkëndija, me të cilën skuadër vetëm dy vite më pas u shpall kampion, ndërsa në folenë e tij të vjetër ai u rikthye janarin e vitit 2014-të, kur erdhi nga rradhët e Renovës, për të ndihmuar

Shkupin që të rikthehet përsëri në elitën e futbollit vendor, ndërsa njëkohësisht me përvojën e tij të madhe ndihmoi klubin e tij të zemrës që pas plotë 14 viteve viteve të rikthehet edhe në skenën evropiane, transmeton ‘infOSport.mk’

Lamtumira e Zendelit në fund rezultoi me fitoren e madhe ndaj rivalit të përjetshëm, që e gëzoi tej mase edhe kapitenin legjendarë, i cili pa dyshim se është bërë shembull për shumë të rinj, përfshirë këtu edhe 14 vjeçarin, Idriz Ameti, i cili në redaksinë tonë kishte dërguar këtë foto, ku kishte bashkëngjitur edhe një shkrim, dhe ku shpreson që një ditë të zëvendësojë në portën e FC Shkupit, legjendën SUAT ZENDELI.

 

Leave a Reply