“TOP 10” stadiumet më të mbushura në Europë

Futbolli luhet për tifozët. Këta të fundit me të drejtë konsiderohen si “lojtari i 12-të” për një skuadër, në këtë sport. Dihet se çfarë shtyse përbën ky faktor shumë i rëndësishëm për lojtarët në fushë, sidomos në aspektin e karikimit.

Në botë njihen tifozëritë më të zjarrta, janë evidentuar edhe ato më huliganet, por në këtë drejtim ka edhe një “përmasë” tjetër, që ka të bëjë me mbushjen e stadiumeve të skuadrës së tyre.

Pikërisht nga një këndvështrim i tillë, “Corriero Dello Sport” ka bërë renditjen e 10 stadiumeve europiane, që janë mbushur më shumë në një ndeshje të këtij edicioni.

Ky klasifikim ka për bazë përqindjen e mbushjes, referuar raportit kapacitet të stadiumit dhe numër tifozësh të pranishëm.

Ekziston vetëm një ekip italian në këtë “Top 10”, edhe atë Interi, që këtë edicion po luan më mirë dhe ndodhet në TOP4 që nga fillimi i edicionit.

10) SHTUTGARTI (57.642 spektatorë – 60.449 kapaciteti – mbushja 95.4%)
9) SHALKE 04 (58.491 spektatorë – 62.271 kapaciteti – mbushja 93.9%)
8) ARSENALI (59.809 spektatorë – 60.260 kapaciteti, 99.3% mbushja)
7) TOTENHAMI (61.222 spektatorë – 90.000 kapaciteti – 68% mbushja)
6) INTERI (62.653 spektatorë – 80.018 kapaciteti – mbushja 78.3%)
5) REAL MADRIDI (65.263 spektatorë – 81.044 kapaciteti – mbushja 80.5%)
4) BAJERN MUNIHU (74.167 spektatorë – 75.000 kapaciteti – mbushja 98.9%)
3) MANÇESTER JUN. (74.270 spektatorë – 75.643 kapaciteti – 98.2% mbushja)
2) BORUSIA DORTMUNDI (75.947 spektatorë – 81.635 kapaciteti, mbushja 93%)
1) BARCELONA (77.506 spektatorë – 99.354 kapaciteti, mbushja 78%)

Leave a Reply