E bujshme, Fenerbahçe merr të preferuarin e Kontes te Çelzi

Viktor Moses, ka lënë Çelsin për t’iu bashkuar ekipit të Fenerbahçes. Ditën e sotme, anësori nigerian ka kryer vizitat mjekësore me skuadrën turke.

Moses aktivizohej prej vitesh me blutë e Londrës, ku me Antonio Konten në krye ishte një ndër më të rëndësishmit në titullin e fituar të Premierligës në sezonin 2016/2017.

Tashmë, 28-vjeçari do të mbrojë ngjyrat e Fenerbaçes, të cilët janë në momentin e tyre më të errët prej vitesh, ku renditen në vendin e 15-të vetëm 2 pikë më shumë se vendi i fundit të klasifikimit të Superligës turke.

Viktor Moses te Fenerbahçe do të luajë në formë huazimi me të drejtë blerje në fund të sezonit, ndërsa largimi i tij erdhi pasi trajneri Mauricio Sarri nuk llogariste fare në shërbimet e tij.

Leave a Reply