Juve vjen me një super ofertë për Eriksenin!

Revista spanjolle “Don Balon” vazhdon t’i garantojë një hapësirë të gjerë skuadrës së Juventusit, pasi ishte një ndër të parat që nënvizoi edhe për takimet e para që nisën mes Kristiano Ronaldos dhe skuadrës bardhezi. E njëjta revistë tashmë  lëshon një tjetër bombë: “Kristian Eriksen është dëshira e madhe e radhës”.

Fantazisti danez i Totenhamit, i cili po shtyn ofertat për rinovim nga ana e klubit anglez, me kontratën e tij që skadon në vitin 2020, po joshet së fundmi nga “bardhezinjtë”, për të cilin kanë gati një pagë stratosferike prej 15 milionë eurosh në sezon.

Për sa i përket vlerës së kartonit, për momentin shifrat nuk bëhen të ditura, por sigurisht që ato mund të rrotullohen nga 80-100 milionë euro.

Leave a Reply