Milani i Gatuzos fluturon drejt gjysmëfinales me Pjatek  (VIDEO)

Milani ka siguruar një vend për në ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Italisë, pasi sonte në ‘San Siro’ në ndeshjen e parë të çerekfinaleve eliminoi Napolin e Karlo Ançelotit, njofton ‘infOSport.mk’.

‘Rossonerët’ shënuan fitore 2:0, ndërsa që të dy golat ishin kryevepër e përforcimit të tyre më të fundit Krishtof Pjatek, i cili që në ndeshjen e tij të parë si titullarë dëshmoi kualitetet e tij, duke rikthyer shpresat e tifozëve ‘kuqezi’, se më në fund ata kanë gjetur qendërsulmuesin e duhur që do i gëzojë sikurse sonte në ndeshjet në vazhdim.

Që të dy golat sulmuesi polak i realizoi gjatë 45 minutave të para, ndërsa Milani në gjysmëfinale do të mirëpret fituesin nga përballja Inter – Lacio, që në program është të enjten (31 janar) me fillim në ora 21:00.

Leave a Reply